Mish pule me erëza

Mish pule me erëzaPërbërësit:

– 500 g fileto pule,
– 4 lime,
– 40 g gjalpë,
– 1/2 lugë erëza,
– 1 lugë majdanoz,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Prisni me një thikë të mprehtë filetat e pulës fillimisht në shirita dhe më pas në kuba të vegjël. Shkrini gjalpin për 30 sekonda në një tigan, bashkoni pulën, kriposeni, aromatizojeni me piper dhe erëza. Lagni pulën me lëngun e tre limave dhe lëreni ne zjarr për pesë minuta duke i përzier shpesh. Lani limën që ju ka mbetur, priteni dhe bashkojeni me pulën, shtoni majdanozin, përziejini dhe shërbejini.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..