Përbërësit
-800-900 gr mish viçi i zgjedhur
-100-150 sallatë rukola
-50-60 gr djath parmixhan
-2 kokrra limoni
-pak vaj ulliri
-pak kripë të trashë
-pak piper
Përgatitja
Për të filluar përgatitjen e kësaj pjate, duhet ta nxjerrim mishin nga frigoriferi të paktë një orë më parë.
E lyejmë mishin me kripë të trashë dhe e vëmë të piqet mbi zgarën e nxehtë, e pjekim mirë nga të dyja anët. E heqim nga zjarri dhe e lëmë pak përpara se ta presim në copa. Marrim një pjatancë të madhe ose një pjatë druri. Shtrojmë mbi të rukolën, mbi të vëmë mishin e prerë në copa. I grijmë sipër me një thikë pak djath parmixhan, i hedhim pak vaj e piper. E zbukurojmë anash pjatën me limon të prerë në copa. E servirim mishin të nxehtë.