Mish me kumbulla

Përbersit:

-1 kg mish qengji ose viçi,

-2 tufa qepë,

-1 tufë majdanoz,

-10 kokrra kumbulla, vaj,

-1 lugë miell, spec i kuq.

E vemë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) të në tigan të skuqet me qepën, të cilën më parë e kemi pastruar dhe e kemi grirë në copa të vogla. Pasi të jenë skuqur i hedhim pak spec të kuq dhe kripë. I përzijemë mirë dhe i shtojmë ujë që të ziejnë. Pasi mishi të jetë zier në një tigan me vaj skuqim 1 lugë miell dhe ia hedhim tenxheres me mish që është akoma në zjarr. Pastaj i shtojmë dhe kumbullat e lara  dhe i lemë akoma të ziejnë derisa uji të shterohet. 

Këtë gjellë mund ta gatuajmë edhe duke i shtuar pak kopër bashkë me kumbullat.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..