Mish me karota

Përbersit 4 persona:
– mish viçi 500 g
– pak sheqer
– karota 150 g
– majdanoz 1 tufë
– gjalpë 2-3 lugë gjelle
– qepë,kripë

Përgatitja
Mishin e presim në 4 racione, e skuqim dhe e vëmë në tenxhere. Në yndyrën që kemi skuqur mishin, shtojmë qepë të grira hollë, e përziejmë sa qepa të zverdhet, shtojmë salcë dhe e kaurdisim së bashku me qepën, shtojmë kripë, ujë të nxehtë, e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë së bashku me mishin.
Karotat i pastrojmë, dhe i presim në formë siç dëshirojmë, i lajmë dhe i hedhim pak sheqer, majdanoz të grirë hollë, i bashkojmë me mishin dhe i lëmë pak së bashku sa të ziejë plotësisht.I heqim nga zjarri dhe i kemi gati.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..