Mish me domate

Mish me domatePërbërsit:
-700g mish
-1-2 qepë
-3-4 domate
-200g djath
-100g majdanoz
-Kripe dhe piper sipas shijes
-Erëza për shije

Përgatitja:

Përhapni mishin në një enë të rrafshët dhe shtoni kripën, piperin dhe erëzat për shije.
Më pas shtoni disa pika vaj mbi mish dhe përzieni mirë.
Qepët i preni në formë rrathësh dhe e përhapni në enën ku keni vendosur mishin.
Domatet gjithashtu i preni në feta dhe i vendosni mbi qepë.
Më pas shtoni djathin. Edhe djathin e përhapni mbi përbërësit tjerë.
Futeni në furrë për 30 min, në 180 gradë.
Pasi të jetë pjekur shtoni majdanozin, lërëni ashtu për 10 minuta dhe shërbëni.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..