Perbersit:
700g mish
1-2 qepë
3-4 domate
200g djath
100g majdanoz
Kripe dhe piper sipas shijes
Erëza për shije
Përgatitja:
Përhapni mishin në një enë të rrafshët dhe shtoni kripën, piperin dhe erëzat për shije.
Më pas shtoni disa pika vaj mbi mish dhe përzieni mirë.
Qepët i preni në formë rrathësh dhe e përhapni në enën ku keni vendosur mishin.
Domatet gjithashtu i preni në feta dhe i vendosni mbi qepë.
Më pas shtoni djathin. Edhe djathin e përhapni mbi përbërësit tjerë.
Futeni në furrë për 30 min, në 180 gradë.
Pasi të jetë pjekur shtoni majdanozin, lërëni ashtu për 10 minuta dhe shërbëni.