Mish me bizele kokërr

mish me bizeleMishi i prerë në thela kaurdiset me qepë të grira hollë. Pasi të ketë zënë pak kore të kuqe, i shtohet miell, kaurdiset dhe pak, hidhen domate të qëruara e të grira ose pak salcë domatesh, shtohet ujë sa të mbulohet mishi, kripë, piper, 1 fletë dafinë dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë. Bizelet e pastruara (kokrra) vendosen në tenxhere me ujë të valë dhe ziejnë derisa të jenë gati; lihen të ftohen pak në lëngun e vet që të mos vyshken kokrrat, kullohen dhe hidhen te mishi. Shtohet kopër e grirë, pastaj vihet kapaku dhe lihen të ziejnë së bashku 5-6 minuta. Në këtë mënyrë kokrrat e bizeleve mbeten jeshile dhe të buta. Bizelet ziejnë veç, sepse gjatë zierjes në ujë me kripë e salcë ato forcohen e nxihen. Në fund u hidhet kopër.
Për 4-5 persona duhen:
mish 500 g,
bizele 1.5 kg,
qepë 1 kokërr,
vaj 4-5 lugë gjelle,
miell 1 lugë gjelle,
domate 3-4 kokrra,
kripë, piper, kopër.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..