Mish keci me perime

Mish keci me perimePër 4-6 persona nevojiten:

1 ½ kg kofshë keci pa kockë
½ kg mashurka të freskëta
½ kg bizele
2 rrënjë finokio të prera në feta të holla
4 qepë të njoma
1 tufë kopër e prerë hollë
1/3 filxhan çaji vaj ulliri
1 filxhan çaji verë e bardhë
1 lugë gjelle rigon
1 lugë gjelle dhiozmë
1 filxhan çaji kos
Kripë e piper

Kaurdisim mishin e prerë në racione, shtojmë qepët e njoma dhe finokion, hedhim rigonin dhe dhiozmën dhe më pas e shuajmë me verë. Shtojmë në tenxhere 2 filxhanë çaji ujë dhe e ziejmë gjellën në zjarr mesatar për 45-60 minuta derisa të zbutet mishi. Në vazhdim, shtojmë mashurkat dhe bizelet dhe e ziejmë për 15 minuta të tjera. Fikim zjarrin, marrim rreth 1 filxhan nga lëngu i mishit dhe e përziejmë me kosin dhe koprën. E hedhim këtë masë në gjellë dhe e përziejmë me kujdes.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..