Mish i shuar me vere te kuqe

Kjo eshte nje recete qe zakonisht shoqerohet me nje recete tjeter. Me nje fjale, kur behet mishi i shuar me vere ai behet per t’u shoqeruar ose me patate te furres, ose me pure patate ose me makarona.

Por ka edhe mundesira te tjera, keto jane keto qe m’u kujtuan tani. Per receten e treguar ne foto kam perdorur:

1kg mish vici i prere ne copa te vogla
1 kokerr qepe
1 karote
1 rrenje selinoje
2-3 thelbinj hudhre
1 luge miell
vere te kuqe gatimi
vaj ulliri
kripe
ereza (majdanoz)

Mishi ndahet ne porcione te vogla dhe skuqet ne vajin e paranxehur. E rendesishme: skuqja duhet te behet ne temperatura te larta. Pasi te kete marre ngjyre te kafenjte dhe nje korre te kuqerremte nga te gjitha anet, largojini porcionet dhe vendosini ne nje pjate menjane. Vazhdoni me porcionin tjeter te mishit. Keshtu me radhe deri sa te mbarohet i gjithe mishi.

Pasi te jete skuqur i gjithe mishi, hidheni perseri ne tenxheren me ene te trasha ku u be skuqja dhe sperkatini me miell te situr. Perziejini mire dhe shuajeni me vere te kuqe. Lereni mishin ta pije veren per disa minuta.

Pastaj shtojini edhe zarzavatet e pastruara dhe prere ne copa te vogla paraprakisht. Shtojini uje, uleni zjarrin ne te avashem dhe verini kapakun. Lereni keshtu per te pakten 1 ore.

Pas nje ore provojeni mishin nese eshte bere gati. Nese po shtojini kripen dhe erezat dhe lereni edhe nje 10 minutesh tjeter perpara se ta hiqni nga zjarri.
Ju befte mire!

Keshilla praktike:
1. Eshte e rendesishme te perdorni mish te cilesise se mire per kete recete. Mish i mire eshte ai qe nuk nxjerr leng gjate skuqjes.
2. Nje moment i rendesishem eshte edhe temperatura e mishit. Ne se mishin e keni mbajtur ne frigorifer, lejojini te marre se pari temperaturen e dhomes perpara se ta skuqni. Keshtu mishi e ruan lengun me mire.

 

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..