Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë

f.1117182544996_mPër 6 persona: 
* 500 g mish viçi
* 4 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
* 1 filxhan kafeje miell,
* 1/2 gotë verë
* 5 thelpinj hudhra
* pak majdanoz
* kripë e piper
* 1800 gr kunguj ose patëllxhanë
* vaj për skuqjen e tyre

Gatimi:
Mishi i rrahur i çastit që në gjuhën e kuzhinës quhet eskallop, është fetë shumë e hollë që merret nga shtylla kurrizore (kontrafileta), pjesa e brendshme ose e sipërme e viçit si dhe nga pjesët e tjera të kofshës.

Fetat e mishit duhet të priten në drejtim të kundërt të fijeve. Pasi pastrohet nga fijet e dejet e tepërta, mishi pritet në dy copa për racion dhe rrihet që të hollohet pak (trashësi ½ cm). Kthehen anët me thikë dhe i jepet mishit një formë e rregullt rrethi, hidhet kripë e piper nga të dyja anët, vihet në tigan ku është hedhur yndyra dhe skuqet (pasi kalohet më parë në pak miell).

Kullohen mirë nga yndyra, vihen në pjatë dhe ruhen në vend të nxehtë.

Lahen mirë kungujt, priten në formë rrethi, u hidhet kripë, kalohen në miell dhe skuqen në tigan. Po kështu veprohet edhe me patëllxhanët.

Në yndyrën ku u skuqën eskallopët hidhen hudhrat e prera hollë dhe kur këto të vyshken hidhet vera dhe lihen që të marrin valë. Në fund shtohet majdanozi i grirë hollë.

Vihen copat e mishit në pjatën me pire, në të dyja anët kungujt ose patëllxhan e të fërguara dhe sipër mishit hidhet salca e përgatitur.

Shënim: Mishi i rrahur i çastit (eskallopët) mund të vihet për 5- 10 minuta në furrë, pasi shtrohet në tavë dhe hidhet përsipër salca. Në këtë mënyrë veprohet kur mishi është pak i fortë.

Burimi: Telegrafi.com

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..