Për 4-5 persona duhen:
- mish 500 gr,
- qepë l kg,
- hudhra 1 kokërr,
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- salcë 1 lugë kafeje,
- pak piper i kuq,
- uthull 3-4 lugë gjelle,
- kanellë,
- kripë,
- piper i zi,
- 2 fletë dafine.
Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.
Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.
Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.
Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.
Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.