Miks zarzavatesh të skuqura

receta gatimi per pergaditjen e miks zarzavatesh të skuqura

receta gatimi per pergaditjen e miks zarzavatesh të skuquraPër 4 persona nevoiten:

  • 250 g gjoks pule,
  • 200 ml qumësht,
  • 150 g miell ,
  • 1 kokë lulelakër rreth 100 g,
  • 4 angjinare,
  • 2 mollë ,
  • 2 vezë ,
  • vaj ,
  • kripë.

Përgaditja:

1. Priteni gjoksin e pulës në kubikë. Pastrojini mollët nga lëkura, farat dhe ndajini në copa jo shumë të vogla.

2. Pastrojini angjinaret, hiqini gjethet e jashtme, barin e tepërt, gjembat dhe pritini në copa.

3. Pastrojeni lulelakrën nga gjethet e jashtme dhe ndajeni në copa të vogla. Rrihini copat në një tas bashkë me miellin me qumështin, të verdhat e vezëve, të bardhat e vezëve dhe hidhini kripë. Përzierja do të marrë trajtën e kremit.

4. Ngroheni mirë vajin në një tigan. Vendosini sipas radhës zarzavatet në kremin e krijuar dhe skuqini shumë.

5. Vendosini në një letër kuzhine dhe mbajini të ngrohta deri në momentin e servimit (mundohuni sa më shpejt).

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..