Midhje të thjeshta

Midhje të thjeshtaPërbërësit:

2 kg midhje

1/2 gotë vaj ulliri

2-3 thelpinj hudhër

piper i zi majdanoz

Përgatitja:

I pastrojmë midhjet një e nga një duke ju hequr qimet që dalin jashtë dhe më pas duke pastruar me thikë të gjitha papastërtitë e guacës. I lajmë mirë në ujë të bollshëm duke i fërkuar me njëra-tjetrën. Pasi kemi lënë të kullojnë ujin midhjet, vëmë një enë me fund të gjerë dhe të thelle në zjarr me vajin dhe hudhrën dhe shtojmë midhjet.

Mbulojmë enën me kapak dhe lëmë në flakë të lartë aq kohë sa të gjitha midhjet të hapen. Gati në fund të gatimit shtojmë piperin e zi dhe majdanozin sipas dëshirës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..