Midhje te dehura

midhjePerberesit:
1 kg midhje te fresketa.
2 gota vere te bardhe
1 luge gjalpe 2-3 thelpinj hudher 1-2 luge majdanoz i fresket i grire holle, 1 kuti pure domate 250 gr

Pergatitja:
Kjo eshte nga ato receta qe nuk duan me shume se 10 minuta te gatuhen.

Lajme midhjet me uje te bollshem 2-3 here dhe i pastrojme nga mustaqet.

Hedhim ato qe jane te hapura sepse ka shume mundesi te mos jene te gjalla dhe te na helmojne nese i konsumojme.

Pasi i kemi lare dhe vendosur ne nje kullese pergatisim salcen.

Ne nje tenxhere shkrijme gjalpin hedhim hudhren e prere holle dhe sapo te ndiejme eren e hudhres qe skuqet shtojme veren dhe i veme kapakun tenxheres .

Preferohet kapak qelqi.

Kur te shikojme brenda kapakut se tenxherja eshte mbushur me avull shtojme midhjet ne tenxhere , mbyllim kapakun per 1 minute dhe shtojme salcen e domates kripe piper dhe pak spec djeges (sipas deshires).

E leme te zieje per 10 minuta dhe e servirim te ngrohte ne nje ene te thelle duke servirur dhe lengun.

Persiper i hedhim majdanozin e fresket .

Sherbehet vetem si pjate antipaste ose lloje te ndryshme pastash .

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..