Midhje me domate dhe hudhra

Midhje me domate dhe hudhraPër 4-6 persona nevojiten: 
* 1 kg midhje
* 3-4 thelpinj hudhra
* 2-3 domate
* 2-3 lugë gjelle vaj
* 1 gotë uji verë të bardhë
* 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
* kripë e piper

Gatimi 
1. Pastroni dhe lani mirë midhjet.

2. Në një tigan nxehni vajin dhe kaurdisni lehtë hudhrat. Shtoni midhjet dhe përzieni për 2-3 min.

3. Në vazhdim shuajini me verë dhe shtoni domatet e prera në kubikë të vegjël, majdanozin si dhe kripën e piperin.

4. Lëreni gjellën të ziejë për rreth 20 min.

5. Shërbejeni gjellën të vakët. Për garniturë mund të përdorni majdanoz të freskët.

Burimi: Telegrafi.com

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..