Mesnik byrek me peta te pjekur dhe mish pule

Nevojiten:
1 kg miell i bere petë te pjekura ose 2 pako pete te pjekura te gatshme dhe 1 pulë (1,5 kg) ose 1kg mish por jo pa dhjam fare,
4-5 vezë ,

100gr gjalp i shkrirë e kripë e piper i zi sipas deshires,,,
100 ml vaj per sperkatje te peteve
Përgatitja:
Lajme pulën dhe e ziejme në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Heqim shkumën e formuar gjatë zierjes. E leme pulën të ziej mirë derisa të mbetet me rreth 1 l lëng.

Pasi të jetë gati, heqim pulën nga tenxherja dhe e leme të ftohet pak. e pastrojme nga lëkura dhe kocka dhe e presim mishin copa-copa shume të vogla,ashtu sic i bejme kur gatuajme supen me copa te vogla pule.

Ne nje tas rrahim vezet dhe shtojme lengun dhe copat e pules por te mos jene te nxehta qe te mos na presin vezet.Shtojme dhe gjalpin e tretur me pare.

Rregullojme masën me pak kripë e piper.

Në një tepsi të lyer me gjalpë shtrojme 2-3 petë, duke i lyer një nga një me vaj. Hedhim mbushjen dhe e perserisim kete veprim derisa te kene mbaruar te gjithe petet se shtruari.

Presim anët e petëve të sipërme që dalin jashtë tepsisë dhe e spërkatim byrekun me pak gjalpë dhe pak ujë. Piqet në furrë me zjarr mesatar .

Shija si gjithmone eshte e garantuar,,,,Ky byrek perdoret shume ne anet e Korces,Permetit dhe Kolonjes,,,sipas deshires shume veta e bejne dhe me 2 kokrra qepe te skuqura deri ne zverdhje qe i bashkohen mases se pergatitur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..