Merluc me qepë të vogla

Merluc me qepë të voglaPërbërësit:

– 300 gr qepë të vogla boretane
– Vaj ulliri
– 500 gr lëng domate
– 50 gr kaperi
– 100 gr ullinj të zinj pa bërthamë
– 4-5 fileto merluci të grira
– 4-5 gjethe borziloku
– kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Marrim qepët e vogla dhe i skuqim të plota në vaj ulliri: kur kanë marrë ngjyrë, shtojmë lëngun e domates, kaperit, ullinjtë e zinj pa bërthamë dhe i lëmë të ziejnë së bashku në tiganin e mbuluar me kapak. Mbasi qepët zbuten mirë, hedhim në salcë filetot e merlucit, kripë e pak piper të zi. Mbulojmë tiganin me kapak dhe vazhdojmë zierjen me zjarr fare të ulët për 20 minuta, derisa salca të shterojë e të trashet, pastaj shtojmë disa gjethe borziloku të freskët.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..