Melci te shuara me vere

Kjo lloj recete eshte shume e shpejte. Si e tille, e pershtatshme per ata qe nuk kane kohe, por duan te hane mire; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.

Perbersit:

melci vici (300g per dy persona)
qepe
gjalpe
vere e bardhe
majdanoz
kripe
piper i zi

Ne nje tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepet e grira imet. Skuqini qepet derisa te marrin nje ngjyre te bukur te arte. Shtoni melcite dhe skuqini shpejt. Hidhni veren e bardhe (2dl) dhe perziejini mire.

Kur vera te jete avulluar, shtoni kripen dhe piperin e zi Perziejini mire, lereni dhe nja 10 sekonda ne zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin siper dhe shperndajeni neper pjata. Sekreti i keaj recete eshte qe melcite nuk duhen lene gjate ne zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..