Mëlçi të shuara me verë

Kjo lloj recete është shumë e shpejtë. Si e tillë, e përshtatshme per ata që nuk kane kohë, por duan të hanë mirë; por edhe per ata qe i ka marre uria e duan ta shuajne shpejt e shpejt.

Ju duhen:
melçi viçi (300g per dy persona)
qepë
gjalpë
verç e bardhë
majdanoz
kripë
piper i zi

Në një tigan, shkrini gjalpin dhe hidhni qepët e grira imët. Skuqini qepët derisa të marrin një ngjyrë të bukur të artë. Shtoni melçitë dhe skuqini shpejt. Hidhni verën e bardhë (2dl) dhe perziejini mirë. Kur vera të jetë avulluar, shtoni kripën dhe piperin e zi. Përziejini mirë, lëreni dhe nja 10 sekonda në zjarr dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni majdanozin sipër dhe shpërndajeni nepër pjata. Sekreti i keaj recete është që melçitë nuk duhen lënë gjatë në zjarr sepse forcohen e mezi kafshohen. Ju bëfte mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..