Makarona të mbushura me kërpudha dhe proshutë pul

Makarona të mbushura me kërpudha dhe proshutë pulPërbërësit për 2 persona :

-100 gr sallam
-1 degë selino
-1 karotë
-1 qepë të madhe
-200 gr kërpudha
-2 domate të mëdha
-Vaj ulliri
-Kripë, piper
-Djathë parmixhan
-Majdanoz
-250 gr makarona të përshtatshme për t’u mbushur

Përgatitja:
Përgatisni së pari salcën për mbushjen e makaronave. Grini qepën imët bashkë me selinonë dhe karotën. Skuqini në pak vaj ulliri dhe shtoni kërpudhat e më pas proshutën e prerë në kubikë. Kaurdisini mirë dhe vijoni me domaten dhe erëzat. Zjeni përgjysmë makaronat, kullojini dhe mbushini me salcën. Shtoni sipër pak djathë të grirë parmixhan dhe futini për pak minuta në furrë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..