Makarona spirale me salmon

Makarona spirale me salmonPërbërësit:
200 gr salmon
400 gr makarona
2 domate
100 gr bizele konservë
vaj ulliri, kripë, piper, pak rigon

Përgatitja:
Ziejmë spiralet në ujë të valuar me kripë ku i kemi hedhur dhe pak vaj, për 6 min!
Në një tigan përgatisim salcen!

Hedhim një thalb hudher dhe e skuqim në vaj ulliri sa për shije, pastaj e heqim hudhren.
Shtojme copat kubike të salmonit, që më parë i kemi marinuar me kripë, piper dhe vaj ulliri. I skuqim për 2 min.

Shtojmë domatet e ndara në kubike dhe i kavartisim së bashku me copat e salmonit. Pastaj shtojmë bizelet konserve dhe i ziejmë së bashku për 5 min. I rregullojmë me kripë, piper dhe pak rigon! Në fund shtojmë makaronat spirale te salca e përgatitur dhe i përziejmë lehtësisht duke i lënë 2 minuta sa të marrin shijen e njëra-tjetres!

Mund t’i hedhim siper në pjatë dhe djathë kaçkavall të grirë, nëse nuk keni probleme me dieten!
Ju bëfte mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..