Makarona spirale me salmon

makarona

Perberesit:
200 gr salmon
400 gr makarona
2 domate
100 gr bizele konserve
vaj ulliri, kripe, piper, pak rigon

Pergatitja:
Ziejme spiralet ne uje te valuar me kripe ku i kemi hedhur dhe pak vaj, per 6 min!
Ne nje tigan pergatisim salcen!

Hedhim nje thalb hudher dhe e skuqim ne vaj ulliri sa per shije, pastaj e heqim hudhren.

Shtojme copat kubike te salmonit, qe me pare i kemi marinuar me kripe , piper dhe vaj ulliri. I skuqim per 2 min.

Shtojme domatet e ndara ne kubike dhe i kavartisim se bashku me copat e salmonit.

Pastaj shtojme bizelet konserve dhe i ziejme se bashku per 5 min.

I rregullojme me kripe, piper dhe pak rigon!

Ne fund shtojme makaronat spirale te salca e pergatitur dhe i perziejme lehtesisht duke i lene 2 min sa te marrin shijen e njera-tjetres!

Mund ti hedhim siper ne pjate dhe djathe kaçkavall te grire, nese nuk keni probleme me dieten!
Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..