Makarona spageti me limon në shportë alumini

Perberesit per 4 persona

-350gr makarona spageti
-2 domate te medha
-1 thelb hudher
-2 luge leng limoni
-2 luge te vogla kaperi ne uthull
-borzilok i fresket
-pak vaj ulliri
-kripe
-piper

Gatuajme per kohen e treguar ne ambalazh makaronat spageti ne uje me kripe dhe heqim menjane dy luge uje nga makaronat qe do te na duhen per nje faze te mevonshme.

Nderkohe zhytim domatet ne uje te nxehte dhe i leme disa minuta ne menyre qe t’i hiqet sa me shpejt lekura. I qerojme, i heqim farat e brendshme dhe i presim ne kubik te vegjel.

Ne nje tigan kaverdisim me pak vaj ulliri domatet, shtojme lengun e limonit, kaperit dhe pak kripe e piper.I leme ne kete menyre ne zjarr te avashem per 5 minuta, me pas i heqim nga zjarri, shtojme hudhrat dhe borzilokun te grira holle dhe i perziejme mire bashke me spagetit tashme te kulluar.

Shtojme ne perberje edhe lengun e makaronave qe hoqem menjane ne fillim, i perziejme dhe i vendosim mbi nje leter alumini. E mbyllim letren ne formen e nje shporte dhe e futim ne furre te nxehte në 200°C per rreth 15 minuta. I servirim spagetit ne pjate pa i hequr nga letra e aluminit.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..