Përbërësit:
-300 g kërpudha të thata
-140 g makarona penne
-pak majdanoz
-pak vaj ulliri
-1 qepë e vogël
-1 gotë lëng mishi
-pak kripë dhe piper të zi
-2 lugë djathë parmixhano të grirë
Përgatitja:
Lërini kërpudhat e thata në ujë për 30 minuta. Shpëlajini dhe kullojini.
Grini qepën dhe vendoseni të kaurdiset së bashku me kërpudhat me pak vaj ulliri. Kaurdisini për disa minuta dhe shtoni lëngun e mishit. Lërini të gatuhen derisa të zbuten, kriposini, shtoni piper të zi, 1 lugë parmixhano të grirë dhe grijini derisa të bëhen krem.
Kulloni makaronat, shtojini te kremi i kërpudhave së bashku me pak nga uji i zierjes së tyre, përziejini akoma disa minuta sipër zjarrit dhe shërbejini me majdanoz të grirë dhe djathë parmixhano.