Makarona me spinaq dhe proshutë

Makarona me spinaq dhe proshutëPërbërësit për 4 persona:

– 300 gr makarona të vogla
– ½ l qumësht
– 250 gr. djathë kaçkavall të grirë
– 1 qepë të prerë hollë
– 200 gr. spinaq të zier
– 40 gr. gjalpë
-40 gr. miell
– 1 lugë vaj ulliri
– 6 feta proshutë e pjekur
– 2 lugë majdanoz
– 30 gr djathë të grirë

Gatimi:

Zieni makaronat në ujë të valuar me kripë dhe kullojini.

Përgatitni një salcë të lehtë beshamel si më poshtë: Në fillim shkrini gjalpin, hidhni miellin dhe përzieni. Shtoni pak nga pak qumështin, duke përzier vazhdimisht. Pasi salca beshamel të jetë lidhur, hiqeni nga zjarri. Kur të jetë ftohur, shtoni djathin e grirë dhe makaronat e ziera. Përzieni mirë.

Në një tigan kaurdisni qepën në vajin e ullirit ulliri. Shtoni proshutën e prerë hollë, dhe vazhdoni skuqjen për 5 min.

Shtoni proshutën dhe spinaqin në masën e makaronave dhe hidheni në një tepsi të lyer me gjalpë. Shpërndani kudo nga lart djathin dhe piqeni masën në furrë të nxehtë në 180˚ për rreth 20-25 min.

Shërbejeni duke përdorur për garniturë majdanozin e prerë hollë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..