Makarona me salmon

Makarona me salmonPërbërësit:

-350g makarona flutur,

-200g salmon i tymosur,

-250g bizele konserve ose të freskëta të ziera paraprakisht,

-1 qepë e vogël jo djegëse,

-30g gjalpë,

-150ml pana,

-100g djathë philadelphiam

-1 lugë salcë domatesh

-arrë, moskat, kripë.

Përgatitja:

Vëmë makaronat të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur dhe ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan të madh skuqim qepën me gjalpin, shtojmë bizelet e kulluara nga lëngu i konservës dhe salmonin të prerë në copa. I skuqim për disa minuta në flakë të mesme, shtojmë panën, pak kripë, arrë moskat dhe salcën e domateve. I lëmë të marrin valë, pas pak minutash fikim zjarrin, shtojmë djathin Philadelphia, e përziejmë dhe e lëmë mënjanë. Kur makaronat të jenë zier, i kullojmë, i hedhim te tigani ku kemi përgatitur salcën dhe i përziejmë për një minutë në flakë të ulët. I shërbejmë menjëherë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..