Makarona me salçiçe

Recete gatimi per pergaditjen e Makaronave me salçiçe

Recete gatimi per pergaditjen e Makaronave me salçiçeNevojiten:

  • 500 gr makarona
  • 1 kokë qepë,
  • 1/2 kg salçiçe,
  • ½ kg kërpudha,
  • 100 gr parmezan,
  • 400 ml verë e bardh dhe,
  • 200 ml salcë domatesh.

Përgatitja:

Në ujin e valuar në tenxhere në zjarr hedhim kripë dhe në të i ziejmë makaronat. Makaronat e ziera i derdhim në kullojës dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Pasi skuqet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera. Salçiçet i presim në gjysmërrathë të hollë. Pasi avullon lëngu, në tigan i shtojmë salsiçet e prera. Pastaj, e shtojmë salcën e domates dhe verën e bardhë.
Hedhim kripë dhe piper të zi. Pas 5 minuta kaurdisje, e heqim tiganin nga zjarri.

Hedhim kripë në tavën e qeramikës dhe në të i vëmë makaronat e kulluara. Sipër e hedhim masën nga tigani dhe parmezanin. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Me lugë marrim nga makaronat nga tava dhe vëmë në pjatën për servirje. Hedhim sipër parmezan. Sipër pjatës dhe sipër makaronave hedhim rigon. Me një degë majdanozi e përfundojmë zbukurimin.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..