Makarona me salcë salmoni

Recete per pergaditjen e Makaronave me salcë salmoni

Recete per pergaditjen e Makaronave me salcë salmoniPër 4 persona nevojiten:

  • 300 gr. makarona, rryla
  • lëkurë dhe lëng nga 1 limon
  • 8 lugë gjelle krem qumështi
  • 3 lugë gjelle vodkë
  • 300 gr. salmon*, i prerë në forma rrethore
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle qepë të njoma (të prera hollë),
  • kripë,
  • piper i zi (i sapobluar),
  • fetë limoni dhe gjethe kopre për zbukurim.

Përgatitja

1 – Zieni makaronat sipas udhëzimeve që shkruhen në letrën ambalazhuese dhe në vazhdim i kulloni.
2 – Në një tigan që nuk ngjit shkrini gjalpin dhe skuqni qepët. Në vazhdim, i shuani me vodkë.
3 – Përzieni lëkurën dhe lëngun e limonit me kremin e qumështit. Shtoni gjysmën e sasisë së salmonit dhe të koprës dhe i përzieni mirë.
4 – Masën e përgatitur e hidhni në tigan dhe e zieni derisa salca të mpikset. Pasi të jetë gati, e hidhni këtë masë tek makaronat dhe i përzieni me kujdes. Përsipër hidhni piper të zi të sapobluar.
Më pas e zbukuroni ushqimin me pjesën tjetër të salmonit, fetat e limonit dhe gjethet e koprës. E servoni menjëherë.

• Salmoni është peshk me mish shume të shijshëm. Të hash peshk salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..