Përbërësit për 2 sallata:
-250 gr makarona pene,
-100 gr sallam në feta të holla,
-domate qershi,
-rukola,
-kripë,
-piper,
-vaj ulliri,
-bjathë të bardhë të butë.
Përgatitja:
Kjo sallatë është fare e thjeshtë për t’u përgatitur dhe një vakt i shëndetshëm për darkë. Zjeni makaronat, shplajini me ujë të ftohtë dhe kullojini. Zhvendosini në një tas të madh ku do të shtoni menjëherë vajin e ullirit që makaronat të mos ngjiten dhe më pas përbërësit e tjerë. Domatet qershi të prera përgjysmë, fetat e sallamit, rukolën, kripën dhe piperin. Djathin e bardhë grijeni në fund.