Perberesit per 4 persona
-400gr makarona te shkurtra
-250gr rikota (gjize pa kripe)
-400gr salce domatesh
-4 luge plot djath kaçkavall dele
-250gr domate qershize
-2 thelpinje hudher
-1 tufe borzilok
-vaj ulliri
-kripe
-piper
Ziejme makaronat e shkurtra ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, nderkohe qe pregatisim salcen.
Kaverdisim ne nje tigan me vaj ulliri thelpinjte e hudhrave te shtypura derisa vaji te aromatizohet me to dhe me pas i eleminojme. Shtojme salcen e domateve, rikoten dhe i perziejme mire derisa te kemi formuar nje mase homogjene te cilen e leme te trashet ne zjarr te ulet per rreth 10 minuta. Shtojme se fundi edhe djathin kaçkavall te grire dhe borzilokun dhe e vendosim menjane.
Ne nje tjeter tigan me te vogel, hedhim pak vaj ulliri dhe shtojme domatet qershize te ndara ne dy pjese duke i kaverdisur ne zjarr te larte per pak minuta derisa te avulloje uji i tepert. I rregullojme me kripe e piper dhe i leme edhe keto menjane.
Kullojme makaronat tashme te ziera, dhe i hedhim ne tiganin me salce e rikota duke i perziere shume mire. I sherbejme te ngrohta ne pjate duke i zbukuruar siper me domatet qershize.