Makarona me proshutë dhe pulë

Makarona me proshutë dhe pulëPërbërësit:
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-100 gr proshutë
-450 gr kofshë pule pa kocka dhe lëkurë
-3 presh të mesëm, të prerë në copa të vogla
-300 gr makarona
-350 gr salcë djathi e gatshme
-2 lugë çaji mustardë
-2 lugë gjelle majdanoz i prerë
-25 gr lloj djathi i integruar
Përgatitja:
Ngrohim vajin në një tigan të madh. Shtojmë proshutën dhe mishin e pulës dhe e lemë për 7-8 minuta. Shtojmë preshtë dhe i lemë për 4-5 minuta. Ndërkohë, përgatisim edhe makaronat sipas udhëzimeve në paketim. Më pas i kullojmë makaronat. Shtojmë salcën e djathit, mustardën, proshutën, mishin e pulës, preshin dhe majdanozin dhe i përziejmë të gjitha së bashku.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..