Makarona me pesto bizelesh

Makarona me pesto bizeleshPërbërësit:
– 2 filxhana çaji me bizele (të ngrira ose të freskëta)
– 6 gjethe të mëdha sherebelë
– 2 lugë gjellë bajame të grira
– 1/8 filxhan çaji djath pekorino
– kripë
– piper
– 5 lugë gjelle vaj ulliri
– makarona orecchiette ose të tjera sipas dëshirës

Përgatitja:
1. Në një tigan të thellë salcash në zjarr të mesëm, zieni pak ujë për bizelet. Kur të fillojë të ziejë, shtoni bizelet dha gatuajini për 6 minuta. Kullojini.
2. Me ndihmën e një mikseri elektrik zbusni bizelet me sherebelën, pekorinon, bajamet, kripën, piperin, dhe vajin e ullirit derisa të bëhet kremoze. Lëreni mënjanë.
3. Përgatisni makaronat sipas instruksioneve të paketimit. Kullojini makaronat, por ruani mënjanë gjysmë filxhan caji nga uji ku kanë zier.
4. Përzjeni makaronat me peston. Gradualisht shtoni ujin që vutë mënjanë. Sasia varet sesa kremoze dëshironi të jetë. Nuk është e nevojshme të përdorni të gjithë ujin.
5. Spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejini menjëherë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..