Makarona me patate dhe proshutë

Makarona me patate dhe proshutëPërbërësit për 4 persona:

▪ 300 gr makarona (të llojit papardele)
▪ 200 gr patate të pastruara
▪ 2-3 feta proshutë në copa të vogla
▪ Djathë kaçkavall i grirë
▪ Majdanoz të grirë
▪ Vaj ulliri
▪ Kripë, piper

Përgatitja:

Patatet e prera në kubikë të vegjël bashkë me proshutën, kaurdisini pa yndyrë.

Ndërkaq vini të ziejnë makaronat dhe në fund të zierjes shtojini te tigani i proshutës bashkë me pak ujë nga zierja.

Hidhni menjëherë djathin e grirë, majdanozin dhe piperin.

Sipas dëshirës rregulloni shijen me kripë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..