Makarona me kunguj në furrë

Makarona me kunguj në furrëPërbërësit:

-320 g makarona me forma

-40 djathë pecorino

-30 kikirikë

-500 kungulleshka

-3 qepë të vogla

-200 g robiola (lloj djathi)

-1 tufë borzilok

-vaj ulliri

-kripë dhe piper

Përgatitja:

Fillimisht presim në feta të holla kungulleshkat. Në një tigan hedhim katër lugë vaj dhe skuqim deri sa të marrë ngjyrë qepën, të cilën e kemi prerë hollë. Pasi të ketë marë ngjyrë shtojmë kungujt, kripë, piper dhe i lemë të skuqen në zjarr të mesëm për rreth 7 – 8 minuta. Në një mikser hedhim gjethet e borzilokut dhe 2/3 e kungulleshkave. Shtojmë gjysmën e djathit pecorino, si dhe robiolën. E përziejmë masën në mikser derisa të krijojmë një masë homogjene.

Ziejmë makaronat në ujë të kripur. Pasi t’i kemi kulluar, shtojmë salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Në një tavë hedhim pak vaj dhe më pas makaronat. Shtojmë kikirikët dhe pjesën e mbetur të pecorinos. Makaronat i pjekim për rreth 35 minuta në furrë me 180 gradë, të ngrohur më parë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..