Është një burim proteinash që ushqejnë muskujt, ndihmojnë në djegien e kalorive, kontrollojnë gliceminën në gjak dhe pengojnë akumulimin e yndyrave në zonën e barkut.
375 kcal për racion
Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 25 minuta
Përbërësit:
20gr makarona integrale, një patëllxhan, një qepë, dy domate, një lugë vaj, 200gr gjizë pa yndyrë, borzilok dhe piper.
Përgatitja:
Skuqeni qepën e grirë me vaj. Shtojini patëllxhanin dhe domatet e prera në kubikë. Skuqini për rreth 15 minuta, pastaj përzieni
gjizën me borzilokun dhe piperin. Përdoreni kremin për t’i dhënë shije makaronave. Kompletojeni vaktin me perime.