Makarona me fistekë

Përbersit:

– 350 g makarona
-100 g kaçkavall (gorgonzolë)
– një dardhë e madhe
– një lugë vodkë
– një lugë fistekë të bluar
– një lugë C majdanoz
– një lugë lëng limon
– 30 g gjalpë
– 10 g sheqer (sipas dëshirës), kripë dhe piper

Përgatitja:

Hiqeni koren nga kaçkavalli dhe shtrydheni. Dardhën qërojeni, hiqjani farat dhe shtrydhni dhe qitni lëngun e limonit. Gjalpin shkrijeni në tigan, shtojini dardhën e shtrydhur, hidhni sheqer dhe zieni disa minuta që të bëhet si karamele. Para se të përfundoni, shtoni vodkën, pritni që alkooli të avullohet dhe hiqeni nga pllaka e sobes. Makaronat ziejini në ujë të kripur të valuar 12 minuta, kullojini dhe hidhini mbi dardhë. Ruani 2-3 lugë ujë në të cilin janë zier makaronat. Shtoni kaçkavallin, ujin e ruajtur nga makaronat e zier, gjysmën e sasisë së majdanozit dhe gjysmën e sasisë së fistekut të bluar. Përzieni dhe zieni disa minuta duke e përzier vazhdimisht. Makaronat e përgatitura hidhini në një enë, hidhni pjesën e mbetur të majdanozit dhe fistekut, hidhni piper, dhe, edhe njëherë përzieni ngadalë dhe kështu makaronat janë gati për t’u ngrënë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..