Makarona karbonara

Përbërësit:
-200 gr makarona (llojin që dëshironi)
-2 lugë vaj ulliri
-6 feta proshutë
-2 të verdha të vezës
-35 gr djathë parmixhano
-2 lugë majdanoz të copëtuar
-kripë dhe piper të zi

Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë e kripë hidhni për të zierë makaronat. Ndërkohë, në një tigan të ngrohur vendosni vajin e ullirit, një thelb hudhër, të cilën më pas do ta hiqni, dhe hidhni fetat e proshutës. Hapni të verdhat e vezëve në një enë dhe përzieni me djathin, kripën dhe piperin. Kur makaronat të jenë gati, kalojini në kullesë për t’ia hequr ujin dhe shtojani menjëherë tasit ku keni rrahur vezët. Përziejini mirë në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë kremoze dhe djathi të shkrijë. Shtoni po aty proshutën që keni në tigan dhe shoqërojini me majdanoz të freskët të grirë hollë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..