Makarona Greke

Perberesit:

-2 domate, te prera ne kube
-250 gr djath te bardhe, te prere ne kube
-majdanoz, i grire imet
-rigon i thate
-kripe
-piper i zi i bluar
-vaj ulliri
-leng i 1 limoni
-1 pako penne ose rigatoni (apo cdo lloj makaronash te shkurtra)
-150 gr ullinj te zinj, pa berthame

– zjejme makaronat ne uje me kripe dhe pak vaj ulliri, derisa te jene ” al dente”. I kullojme dhe i leme menjane.
-Nderkohe, ne nje ene tjeter perziejme domatet, djathin, rigonin, majdanozin, kripen, piperin, ullinjte, lengun e limonit dhe vajin e ullirit.
-I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i perziejme bashke me makaronat.
– Servirini te ngrohta.Sperkatini me pak vaj ulliri.

P.S Kjo eshte nje pjate e cila mund te serviret dhe e ftohte si sallate makaronash.
Nese deshironi mund te shtoni dhe pak hudher te shtypur per nje shije me pikante.
Gjithashtu dhe vajin e ullirin mund ta beni pikant duke e perziere me pak spec te kuq, piper te zi dhe ereza te pelqimit tuaj.

Article Categories:
Pasta

Comments

Don't Miss! random posts ..