Makarona flutur me shafran

Përbërësit:
-200 gr makarona flutur
-1 qepë stërgjatëshe
-Pak gjalpë
-Vaj ulliri
-1 qese shafran
-1 lugë rikotë
-Djathë grana i grirë
-Kripë

Përgatitja:
Kaurdisim qepën e prerë në copa të vogla me vaj e pak gjalpë. Vëmë të ziejnë fluturat, kur qepa është zbutur, marim një qemshe ujë nga zierja e fluturave dhe qeskën me shafran e shterojmë pak, pastaj bashkojmë me rikotën dhe një grimcë kripë. Masi shuajmë zjarrin, shtojmë një tjetër lugë ujë të nxehtë, djath të grirë, dhe përziejmë fort deri sa të formohet një krem i trashë dhe i shijshëm. Kullojmë fluturat dhe i hedhim në këtë salcë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..