Përbërësit:
– 150 gr proshutë derri
– 2 lugë vaj ulliri
– gjysmë spec djegës
– 1 qepë
– gjysmë gote verë e bardhë
– 500 gr domate të pjekura, të qëruara dhe të prera në copa
– kripë sipas dëshirës
– piper i zi
– 400 gr makarona me vrimë
– pekorin, (djathë i fortë deleje ) i grirë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë skuqni proshutën në vaj për 2-3 minuta. Shtoni qepën (nëse e doni) dhe specin e bluar, dhe vazhdoni t’i fërgoni për 2-3 minuta të tjera. Shtoni verën dhe vazhdoni zierjen për 2-3 minuta. Si të shtoni edhe domatet çojeni zierjen në flakë të mesme për afro 15 minuta derisa ato të mblidhen. Hidhni kripë e piper. Ndërkohë zieni makaronat me vrimë në ujë të bollshëm me kripë.