Majonez

majonezPërbërësit e nevojshëm:
-2 të verdha të vezës
-2 lugë uthull
-1 lugë gjelle lëng limoni
-2 lugë çaji mustardë
-1 lugë çaji kripë
-3 thelpinj hudhër
-Një majë luge sheqer
-Pak biber (sipas dëshirës)

Në blender hidhni vezët, uthullën, lëngun e limonit, hudhrën, sheqerin dhe mustardën, aktivizoni shpejtësinë e ngadalësuar dhe bëni që të gjithë përbërësit të përzihen. Më pas hapni kapakun dhe hidhni pak vaj shumë ngadalë, që të balansohet masa e krijuar dhe të bëhet emulsion i trashë. Nëse e hidhni shumë shpejtë vajin, atëherë majonezi do të ndahet nga vaji duke mos u krijuar masë homogjene.
Lexoni edhe këtë: I jepte gji foshnjës në restorant: Gjesti i një gruaje të panjohur e la pa fjalë!
Në ndërkohë provoni majonezin për shije, shtoni kripë, biber, dhe pak piper të kuq nëse dëshironi të ketë shije pak pikante. Gjithashtu, nëse majonezi është shumë i trashë, shtoni dy lugë gjelle ujë të ngrohtë për ta holluar atë. Hidhni majonezin në një kavanoz steril dhe ruani atë në frigorifer. Shënim: për majonezin dhe të gjitha ushqimet me vezë të papërpunuara, zgjedhni vezë që janë të freskëta dhe mundësisht organike.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Salca

Don't Miss! random posts ..