Mafishe

Mafishet jane embelsira te vogla me origjine franceze, te pregatitura me te bardhen e vezes dhe sheqer pluhur, te rrahura fort derisa te formojne nje perberje qe nuk bie nga ena dhe me pas vendosen per t’u “thare” ne furre. Perberjes kryesore mund ti shtohen edhe kakao, bajame te grira e te pjekura, kanelle etj. Keto embelsira kaq te shijshme, ishin te njohura ne France rreth viteve ‘700

dhe u krijuan nga nje pasticier zvicerian me origjine nga Meiringen, vend nga i cili marrin edhe emrin.

Perberesit:

4 te bardha vezesh
320gr sheqer pluhur
pak kripe
disa pika leng limoni

Fillimisht ndezim furren ne 80-100 grade celcius.

Ndajme te verdhat nga te bardhat e vezeve dhe i vendosim keto te fundit ne nje tas te thelle me pak kripe dhe me gjysmen e sheqerit pluhur. I rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik derisa te mos bien nga ena, dhe me pas me nje luge druri shtojme pak nga pak pjesen tjeter te sheqerit pluhur duke e perziere nga poshte lart. Sipas deshires mund te shtojme edhe disa pika leng limoni i cili do ta bej perberjen akoma me te bardhe dhe do te mbuloje eren e forte te vezes.
E hedhim kremin ne nje xhep pasticerie dhe formojme mafishe te diamterit rreth 4-5cm te cilat i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre.

I vendosim ne furre dhe i leme te thahen per te pakten dy ore (nqs perdorim nje temperature me te ulet mund te nevojiten edhe 4-6 ore). Duhet te kemi kujdes qe mafishet te mos marrin ngjyre, por vetem te thahen, prandaj i shohim here pas here dhe nqs verejme qe po fillojne te marrin ngjyre, ulim temperature. Gjithashtu nese brenda furres ka lageshtire, e leme deren e furres fare pak te hapur, sepse lageshtia eshte armiku kryesor i mafisheve.

*Shenim: Nqs perberjes baze te mafisheve deshironi ti shtoni ndonje perberes tjeter si kakao, bajame te grira e te pjekura, kanelle etj, duhet ta beni ne fund te pregatitjes duke i perzier perberesit me lugen e drurit nga poshte lart. Nqs doni ti ruani mafishet, mjafton qe ti vendosni pasi te jene pjekur ne nje tas alumini.

*Keshille: Per te perftuar nje meringe perfekte, duhet te keni shume kujdes kur ndani te bardhat nga te verdhat e vezeve, sepse mjafton nje pike e te verdhes dhe te bardhat nuk rrihen ashtu sic duhet. Pervec kesaj, te gjitha mjetet qe perdorni per te pregatitur meringen duhet te jene te pastra dhe plotesisht te thata.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..