Secili prej përbërësve të recetës ka nga vlerat ushqyese më të mira që i nevojiten trupit.
Është një pjatë e freskët, e shijshme dhe e bukur, krejtësisht pranverore. Ajo që iu intereson më tepër është që mund ta përgatisni në fare pak minuta, mjafton të lani spinaqin…
Për 4 persona duhen: 400 gr luleshtrydhe
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni Kripë, piper
100 gr spinaq të vogël
Pak sallatë jeshile
200 gr djathë të bardhë Luleshqerra për zbukurim
Përgatitja: Pastrojmë, lajmë dhe thajmë me kujdes luleshtrydhet, spinaqin, sallatën. Copëtojmë sallatën në copa të vogla dhe presim spinaqin imët.
Përziejmë 100 gr luleshtrydhe me vajin e ullirit, mustardën dhe lëngun e limonit derisa të bëhen masë homogjene. Shtojmë kripë e piper. Pjesën tjetër të luleshtrydheve e ndajmë përgjysmë.
Copëtojmë djathin e bardhë në copa të mëdha. Bashkojmë spinaqin, sallatën dhe luleshtrydhet në një tas të madh dhe u hedhim sipër salcën e përgatitur. I përziejmë së bashku dhe shtojmë sipër copat e djathit dhe luleshqerrat.