Për 4 persona nevojiten:
- 500 gr. luleshtrydhe,
- ½ litër kos,
- 3 lugë gjelle sheqer,
- 2 lugë gjelle liker,
- 1 lugë ëmbëlsirë vanilje.
Përgatitja:
Perzieni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar, shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vanilen. I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin. E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.