Luleshtrydhe me krem çokollatë

Kjo është një mënyrë shumë e ëmbël dhe delikate për të perfunduar një darkë romantike, prandaj këtë recetë ju a këshillojmë t’a përgatisni darken e Shen Valentinit.

Përbërësit për 2 persona

10 luleshtrydhe te medha
200gr çokollatë të zezë
100ml pana për ëmbëlsira
2 lugë rum, konjak, amareto etj (fakultative)

Për përgatitjen e kësaj recete, ndajmë çokollaten në copëza të vogla dhe e shkrijmë në banjomari bashkë me panen e lëngshme (jo të rrahur!) derisa të formohet një krem homogjen dhe të mos mbeten copëza çokollate. E heqim enën nga banjomaria dhe shtojmë pijet alkoolike sipas dëshires duke i përzierë mirë.

Lajme mirë luleshtrydhet, i thajmë me letra kuzhine dhe një nga një i zhysim në kremin me çokollatë. I vendosim në një leter furre në mënyre që çokollata të ngurtësohet dhe i shërbejmë të ftohta.

Keshille: Në vend të luleshtrydheve, mund të perdorim edhe fruta të tjera si banane, mollë, dardha, pjeshkë, kivi, mango, apo edhe biskota. Por, duke qënë se banania, dardha dhe molla kanë tendencë të nxihen sapo qerohen, atëherë i sperkasim me pak lëng limoni perpara se t’i zhysim në çokollatë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..