Lulelakër në furrë

Lulelakër në furrëPërbërësit:

-1 lulelakër mesatare,

-2-3 lugë vaj ulliri,

-1 lugë e vogël paprika (të ëmbël ose të tymosur si të deshironi),

-1 thelb hurdhër,

-pak kripë dhe piper të zi,

-1 lugë djathë parmixhano të grirë,

-disa degë rozmarine.

Përgatitja:

Lulelakrës hiqjani gjethet dhe vendoseni të ziejë në një enë me ujë të bollshëm me pak kripë dhe 2 lugë uthull. Lëreni nja 15 minuta të ziejë, hiqeni dhe lëreni të kullojë uji i tepërt. Përzieni bashkë vajin me një hurdhër të grirë imët, paprikan, pak piper të zi dhe pak kripë. Lyeni me këtë përbërje komplet lulelakrën me ndihmën e një peneli kuzhine. Spërkateni më pas me djathin e grirë. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni disa dege rozmarine. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° derisa kur shikoni që lulelakra është e thekërisur mirë dhe ka marrë një ngjyrë të bukur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra · Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..