Llokume sulltani

Përbërësit:

1 kg qumësht

250 gr gjalp
2 gota uji sheqer
1 paket vanilie
2 gota uji+2 lugë gjelle miell
arra
kanellë
arrë kokosi

Pergatitja:
Në fillim skuqni miellin me gjalp, shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i skuqni. Shtoni qumështin pak e nga pak dhe përzini mirë (rriheni). Hiqeni nga zjarri pasi të jetë bërë si muhalebi e trashë dhe shtoni menjëherë vanilien dhe përzieni mirë (rriheni) për 10 minuta. Lereni në frigorifer për 2-3 orë, pasi të ftohet ndani copëza sa një arrë, verini brenda arra dhe kanellë, mbyllini dhe bëjini top.
Rreshtoni llokumet në një tepsi ku të keni hedhur arrë kokosi, rrotullojini që të marrin arrë kokosi gjithandej. Mund t’i vini stikadenti që t’i kapni më lehtë. Lërini në frigorifer deri për servirje.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..