Llokuma te shpejta

Llokuma te shpejtaPërbërësit:

-1 kg miell
-3 gota jogurt
-3 vezë
-3 lugë çaji sodë buke
-3 lugë të çaji krip
-Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta

Përgatitja:

Brumin e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë. Pastaj e shtrijmë me tëhollues në një petë të trashë afër 1 cm. dhe e presim në katrorë . Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë dhe i fërgojmë në zjarrë të ultë gjër sa të skuqen. Llokumat e nxehtë i servojmë me djath, lëng, gjem ,mjaltë et….

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..