Llazanje me kungulleshka

401131_262849053768874_1115301004_nPërbërësit:
500 gr petë llazanje (1 pako),
1 kg kungulleshka,
1/2 kg mocarela,
250-300 gr proshutë,
djathë të grirë të tipit parmexhan,
kripë, vaj,
beshamelë.
Përgatitja:
Përgatisim 1/2 lt qumësht beshamelë, sipas recetës në albumin Salcat e Konservat.
Ndërkohë, presim kungulleshkat me feta holla e i kalojmë në një tigan të lyer me vaj, për pak minuta nga të dy anet. I rregullojmë me kripë.
Në një tavë, mbulojmë fundin me beshamellë dhe vendosim shtresën e petave llazanje. Mbi to vemë 1 shtresë kungulleshka, proshutë e mocarela. I mbulojmë me beshamelë. Veprojmë kështu për 4 shtresa llazanje e jo më teper. Përfundojmë duke mbuluar siperfaqen me beshamelë dhe duke e pluhurosur me djathin e grirë që të krijoje kore gjatë pjekjes.
Sipas dëshirës, në vend që të përdorim mocarelen dhe proshuten fetë, mund t’i vëmë me copëza, duke krijuar një llazanje akoma dhe më të lehte që i përshtatet menuve të festave.
E fusim taven në furre, në 180° për rreth gjysëm ore, sa të krijoje koret siper.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..