Linguini napolitane

Linguini napolitanePërbërësit:

150 gr linguine
3 domate të pjekura port ë forta
vaj ulliri
një grusht ullinj pa bërthamë
një grusht kaperi në kripë
100 gr djathë pecorino romano i grirë
rigon, kripë e piper i zi

Përbërësit:

Presim domatet në copa të mëdha dhe i vendosim në një tavë xhami të lyer me vaj. U hedhim kaperi, ullinj, kripë, piper të zi e rigon dhe e fusim tavën në furrë me 200 gradë, për 20 minuta. Vëmë të ziejnë linguinet dhe pak përpara se domatet të jenë gati, i shtojmë tavës në furrë një gotë ujë nga zierja e tyre. Kullojmë linguinet dhe i hedhim drejt e në tavën e xhamit, i përziejmë dhe i pudrosim me djathë pecorino të grirë.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..